Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër përfunduan punën për restaurimin e sprethit të banesës Polo Zoica, Monument Kulture i kategorisë së parë. Banesa gjendet në lagjen “Palorto”.

Banesa paraqet një kompozim planimetrik të ndryshëm nga skemat e zakonshme. Shkaku është trualli relativisht i ngushtë dhe respektimi i gjerësisë së rrugës, me të cilën kufizohet faqja e djathtë e banesës.
Ndërhyrja që DRTK Gjirokatër ndërmori në këtë objekt, ishte emergjente pasi rrezikonte kalimtarët.

Lagjja “Palorto” mund të konsiderohet si një nga lagjet më të rëndësishme të qytetit pasi në të ndodhet Muzeu Etnografik dhe Banesa Kadare, e kthyer gjithashtu në muze. Gjithashtu përshtatja e shumë prej shtëpive karakteristike, në bujtina familjare ku mikpriten turistë vendas e të huaj, i jep kësaj lagjeje një rëndësi të madhe për turizmin në Gjirokastër./ata