Kryetarja e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Ines Muçostepa zhvilloi sot një takim me drejtuesin e ri të Misionit Diplomatik të Republikës Demokratike Popullore të Algjerisë në Republikën e Shqipërisë, Saidani Abdelouahab.

Muçostepa bëri të ditur se gjatë këtij takimi u diskutua mbi bashkëpunimin mes dhomave të tregtisë të dy vendeve.

“Në takim me drejtuesin e ri të Misionit Diplomatik të Republikës Demokratike Popullore të Algjerisë në Republikën e Shqipërisë, Saidani Abdelouahab, për të folur mbi bashkëpunimin mes dhomave të tregtisë të dy vendeva, potencialit që Shqipëria ofron për investitorët e huaj si dhe forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve tona”, u shpreh Muçostepa në një postim në rrjetet sociale./ata