Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur pas takimit me ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Për të bashkëpunuar dhe më shumë dhe me të gjitha zhvillimet e reja dhe me fillimin e sezonit të ardhshëm parlamentar. Ne gjithmonë kemi qenë dhe jemi për mbështetjen e protestave, jo vetëm të iniciuara nga PD-ja apo partitë opozitare, por edhe nga qytetarët dhe padyshim që dhe rruga e protestave është një rrugë e domosdoshme, ku e gjithë shoqëria duhet të shprehë ndjeshmërinë e saj për këtë situatë dramatike të korrupsionit dhe kapjes së shtetit. Vendimi ynë është pa asnjë diskutim përshkallëzimi i luftës kundër korrupsionit. Vazhdim pa ndërprerje i angazhimit tonë për të denoncuar aferën e djegësve, që vazhdon çdo ditë. Vendosjen para drejtësisë të përgjegjësve për aferën. Asnjëherë nuk kam shqetësim në raport të Ilir Metës me drejtësinë. Përkundrazi, afera e inceneratorëve…Problemi i shqetësimit kryesor është se paratë e qytetarëve digjen lumë nga korrupsioni. Përgjegjësinë për aferën e inceneratorëve e ka ai që vazhdon akoma garantimin e kësaj afere.”, tha ai.