Kryeministrin i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, së bashku me ambasadorin e Türkiyes në Shkup, Fatih Ulusoy, kanë marrë pjesë në programin tradicional të iftarit të mbajtur në fshatin Orizari e Epërme të qytetit Veles të Maqedonisë së Veriut.

Përveç kryeministrit Xhaferi dhe ambasadorit Ulusoy, në iftarin e organizuar nga organizata joqeveritare 'Glas Orizara' në qendër të fshatit me popullatë boshnjake, morën pjesë edhe kryetari i komunës së Velesit, Marko Kolev, përfaqësues të partive politike turke dhe boshnjake, përfaqësues të institucioneve turke në vend, si dhe banorë të Orizarit të Epërm.

Xhaferi në fjalën e tij para të pranishmëve përshëndeti banorët e fshatit Orizare të Epërm në emër të tij dhe në emër të qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

"Sigurisht që uroj ta mirëpresim fundin e muajit të Ramazanit së bashku kështu. Në prag të Bajramit shfrytëzoj rastin t'ua uroj Bajramin. Faleminderit edhe një herë për këtë mundësi për të qenë bashkë", tha Xhaferi

Ambasadori Ulusoy kujtoi me mirënjohje liderin themelues të Bosnjë e Hercegovinës, presidentin e parë Alija Izetbegoviq.

Ulusoy theksoi se trashëgimia politike, sociale dhe shkencore e Izetbegoviqit duhet të mbrohet shumë mirë në këtë periudhë të dhimbshme kur luftërat po zhvillohen në mbarë botën.

"Me këtë mirëkuptim, ne i kushtojmë rëndësi të madhe që paqja dhe stabiliteti të mbizotëron në Ballkan. E përforcuar nga pasuria e saj etnike dhe kulturore, Maqedonia e Veriut është shembull në rajonin tonë sa i përket jetesës së përbashkët në harmoni të turqve, maqedonasve, shqiptarëve, serbëve, boshnjakëve, romëve, vllehëve dhe komuniteteve të tjera. Ruajtja e kësaj teksture multikulturore dhe harmonisë sociale që pasqyron pasurinë e Maqedonisë së Veriut është jetike për vendosjen dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë", u shpreh Ulusoy.

Duke theksuar se Türkiye i afrohet me një qasje gjithëpërfshirëse ndaj të gjitha pjesëve të shoqërisë në Ballkan, pavarësisht përkatësisë etnike apo fetare, pa i dhënë përparësi interesave të një grupi apo komuniteti të caktuar, Ulusoy potencoi se në këtë drejtim Türkiye mbështet zhvillimin dhe mirëqenien e Maqedonisë së Veriut mike dhe aleate në shumë fusha si tregtia, mbrojtja, energjia, infrastruktura, bujqësia, turizmi, arsimi, kultura dhe shëndetësia, me institucione të ndryshme, si dhe organizatat joqeveritare dhe kompanitë.

"Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Maqedonisë së Veriut dhe të gjitha komuniteteve që përbëjnë Maqedoninë e Veriut, siç kemi bërë këtë që nga pavarësia e saj", tha ambasadori turk.

Kryetari i Shoqatës 'Glas Orizara', Enver Kartalloviq, nga ana e tij, rikujtoi se fshati në periudhën osmane është quajtur Çeltikçi dhe tha se turqit e migruar nga rajoni janë vendosur në Izmir të Türkiyes.

Sipas tij, iftaret e organizuara në këtë fshat të banuar nga boshnjakët janë një traditë e gjatë. Ai shtoi se me këtë po theksohet rëndësia e unitetit./aa