Është përcaktuar finalja e madhe e kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League” për edicion 2023/2024. Skuadrat, Vila L dhe Dajti do të garojnë për titullin kampion.

FSHF bën të ditur se, mbrëmjen e kaluar në “Shtëpinë e Futbollit” u luajtën edhe sfidat gjysmëfinale, Vila L – Kastriotët dhe ATS – Dajti.

Të dyja takimet gjysmëfinale dhuruan shumë emocione dhe ishin të luftuara deri në fund, teksa finalistët u përcaktuan vetëm nga penalltitë. Koha e rregullt e ndeshjes së parë Vila-L – Kastriotët, përfundoi në barazim 2-2. Nga pika e bardhë e penalltive u treguan më të saktë futbollistët e Vila-L, duke triumfuar 5-4.

Edhe ndeshja tjetër gjysmëfinale, ATS – Dajti përfundoi në barazim 2-2 dhe nga penalltitë lojtarët e Dajtit u treguan më të saktë, duke fituar 3-1.

Vila-L – Dajti është finalja e FSHF Sunday League Albania për edicionin 2023/2024. Takimi final do të luhet më datë 19 prill në “Shtëpinë e Futbollit”.

Sipas FSHF-së rezultatet e gjysmëfinaleve në FSHF Sunday League Albania janë:

FSHF Sunday League Albania

Kupa e Kamponit

Kastriotët – Vila-L           2-2 P(5-4)

ATS – Dajti                        2-2 P(3-1)    

Finalja

Vila-L – Dajti                    19.04.2024