Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina është dekoruar me flamuj të Ukrainës me rastin e njëvjetorit të luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë.

 

Komuna e Prishtinës ka filluar ditë më parë t’i jap ngjyrat e flamurit ukrainas kryeqytetit tonë, ndërsa për ditën e nesërme ka paraparë një numër aktivitetesh.

 

Aksionin për përvjetorin e pushtimit të Rusisë në Ukrainë nesër do të mbajnë edhe gazetarët ukrainas në Prishtinë.

 

Njëvjetorin e fillimit të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia do ta shënojnë nesër edhe Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ambasada Gjermane./KosovaPress/