“Ajo çfarë u ka ndodhur këtyre personave nuk u ka ndodhur për shkak të emrave të tyre të veçantë, apo karakteristikave individuale, por për shkak se ishin shqiptarë dhe dëshironin të jetonin në tokën e tyre të lirë”. Kështu tha kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas homazheve tek memoriali “Heroinat” me rastin Ditës memoriale të 25 vjetorit të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ndërsa, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës, Vasfije Krasniqi- Goodman, e cila tha se është krenare për shtetin që kemi, u shpreh shpreh se në këtë ditë, para 25 viteve, ishte një ditë shumë e tmerrshme për të, por se plagët e saj ishin ato që e bëjnë atë të fortë sot.

Edhe Shyhrete Tahiri-Sylejmani la një mesazh emocionues për popullin e Kosovës, duke thënë “ju lutem mos na harroni!”.

Homazhe tek memoriali “Heroinat” bënë edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. /KosovaPress/