Në shkollat e mesme të vendit prej 4 marsit vijon kampionati i ekipeve sportive.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga ndeshjet e zhvilluara në shkollat e vendit.

“Të talentuara, me shumë pasion për sportin, vajzat e ekipeve sportive të skuadrave të volejbollit në shkollat e mesme janë përballur në ndeshje të forta mes tyre, ku ekipet fituese do të përfaqësojnë qarkun në kampionatin rajonal”, tha Rama.

Ministria e Arsimit dhe Sportit me organizimin e kampionateve sportive i jep më shumë zë lëvizjes sportive në shkolla, nxit dhe inkurajon të rinjtë të merren me aktivitet fizik si një gjuhë universale dhe një mjet për arsimimin, shëndetin, përfshirjen sociale, zhvillimin e rinisë dhe krijimin e një mjedisi bashkëpunues dhe paqësor./ata