Në fushat e Zadrimës fermerët po mbjellin oriz.

Altin Prenga, një ndër pionierët e agroturizmit në vendin tonë edhe pse një vit më parë dështoi me mbjelljen e kësaj kulture, sërish këtë vit e mbolli tokën e tij për të përcjellë edhe apel për të gjithë fermerët në vend për të mos lënë tokat e tyre pa punuar.

“Vjet dështuam me orizin për mungesë uji megjithëse fusha e Zadrimës ndodhet poshtë hidrocentralit të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës. Vendosëm mos ta mbjellim më, por miku ynë profesor Filip Haxhari na telefonoi dhe tha ju duhet ta mbillni se s’bën, sepse tokat bujqësore djerr janë një turp. Ai dje mori avionin, dhe megjithëse është një gjenetist që drejton një institut kërkimor me 35 shkencëtarë përvoli mëngët dhe krah për krah mbollëm orizin e zi, brenda shqiponjës dhe orizin klasik jashtë. Tani presim rezultatet këtë vit”, shkruan Altini në një postim në rrjetet sociale./ata