Kreditimi i ekonomisë vijoi trendin e rritjes edhe gjatë muajve të parë të vitit 2024.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kredia e re kishte vlerën e 52.7 miliardë lekëve, gjatë dy muajve të parë të vitit, me rritje rreth 47.2% krahasuar me janar – shkurt 2023.
Kredia e re shfaqi ritme të larta të rritjes, në segmentin e biznesit, ndërsa sipas valutës kjo rritje vijon të udhëhiqet nga huaja në monedhën vendase lekë.
BSH-ja bën të ditur se, Shqipëria ka normën bazë të interesit në nivelin 3,25%, ndër më të ulëtat në Europë.
Kredia e re në monedhën vendase arriti në 33,2 miliardë lekë, ose sa 63% e vlerës totale të kredisë së re të dhënë gjatë periudhës.
Duke iu eferuar edhe treguesve të tjerë, Banka e Shqipërisë deklaron se sistemi bankar është likuid dhe i mirëkapitalizuar, për t’iu përgjigjur kërkesave për kreditimin e ekonomisë./ata