Presidenti Bajram Begaj u nis sot në Kosovë  me ftesë të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidenca njoftoi se Begaj do të mbajë një fjalë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqe dhe Siguri që zhvillohet në Prishtinë në datën 15 prill.

Sipas axhendës, Presidenti do të ketë takim kokë më kokë me  Osmanin si edhe disa takime bilaterale me personalite të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare

Në forumin “Gratë, Paqja dhe Siguria” do të marrin pjesë personalitete të ndryshme të rëndësishme nga rajoni dhe bota. Forumi “Gratë Paqja dhe Siguria”, organizuar nga Presidenca e Kosovës, do të mbahet nga data 14-17 prill./ata