Gjatë zhvilimit së seancës plenare të ditës së sotme, deputetët e partisë Demokratike kanë reaguar mbi ngjarjet e ndodhura së fundmi lidhur me dhunën e ushtruar nga fisi Rraja si dhe për arrestimin e ish-deputetit socialist Arben Ahmetaj.

 

Ata kërkojnë pezullimin e seancës plenare dhe prezencën e kryeministrit Edi Rama në Kuvend për të dhënë llogari për ngjarjet e ndodhura.

 

Gjatë fjalës së dhënë, ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë në Kuvend se duhet të ndalemi dhe të diskutohet çështja e Ahmetajt.

 

Ai thotë se Ahmetaj u informua 4 orë përpara se të vinte njoftimi i SPAK dhe më pas u largua drejt Kakavijës.

 

Ndër të tjera Berisha i është drejtuar deputetit socialist Damian Gjiknurin duke e pyetur nëse ishte ai personi që e kishte njoftuar Ahmetajn.

 

“A jeni të vetëdijshëm se çdo të thotë kjo për një zyrtar? Si reagoni në këtë mënyrë? Unë nuk dua të them se jeni Ahmetër, sepse nuk është e lehtë të hedhësh akuzën e fajit kolektiv, por në këtë rast është me vend se të ndalemi dhe të diskutojmë për këtë ngjarje, një njeri që ia servirët shqiptarëve si njeri suksesi, ikën në mënyrën më të turpshme dhe e informoni që të ikë, sepse 4 orë parasë të vinte njoftimi, ai mori lajmin dhe ishte në Kakavijë. E përcolle ti Damian apo jo? Sepse dikush e përciolli. I the ti apo jo atij? E njoftove që të ikë? Në vend që të dilni kokë ulur dhe të kërkoni të falur shqiptarëve. A keni ju moral shtetari? Mbaroi koha? Po nuk mbarojnë krimet e kësaj qeveria…”, tha Berisha.