Varkat turistike janë sot një realitet në Liqenin e Shkodrës, duke rikthyer lundrimin në këtë pasuri të të gjithëve.

Pranë molit të Shirokës janë ankoruar tashmë dy varkat e para turistike me kapacitet 33 vende secila që janë një mundësi për vizitorët për të shijuar magjinë e liqenit më të madh në Ballkan.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamjet nga udhëtimi i dy varkave turistike mbi Liqenin e Shkodrës, teksa i cilësoi edhe si dallëndyshet e para të linjës bashkiake të lundrimit turistik.

“Dallëndyshet e para të linjës bashkiake të lundrimit turistik janë rikthyer këtë pranverë në Liqenin e kryeqytetit të Veriut pas viteve ‘30 të shekullit të shkuar, falë mbështetjes së Fondit Shqiptar të Zhvillimit për bashkinë e rilindur të Shkodrës”, u shpreh kryeministri Rama./ata