Ish-deputeti Alqi Bllako ka dhënë dëshminë e tij para GJKKO, për akuzën për inceneratorin e Elbasanit.

 

Burimet bëjnë me dije se Bllako ka thënë se është i pafajshëm ndërsa ka shtuar se ai ka pasur rolin e zgjedhjet së anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave.

 

“Jam i pafajshëm. Në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të ministrisë nuk kam pasur rol në zgjedhjen e anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave. Kam pasur rolin e zyrtarit që kryente vetëm shkresa përcjellëse mes institucioneve.”- ka thënë Bllako.

 

Bllako prentendoi se nuk ka kryer asnjë shkelej ligjore. Sipas tij as nuk ka qenë pjesë e komisionit dhe se nuk ka pasur ai detyrimin ligjorë për ti përzgjedhur.