Në zonën e Babrrusë, në Tiranë, është drejt përfundimit shkolla 9-vjeçare “Azem Hajdari”, e cila do t’u shërbejë plot 1500 nxënësve.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje të kantierit të ndërtimit të kësaj shkolle duke e cilësuar atë një tjetër shembëlltyrë e gjerdanit të Rilindjes Europiane të Arsimit.

“Në Babrru Qendër është drejt përfundimit shkolla 9-vjeçare “Azem Hajdari”, një tjetër shembëlltyrë e gjerdanit të Rilindjes Europiane të Arsimit, e cila do t’u shërbejë plot 1500 nxënësve”, u shpreh Rama në rrjetet sociale.

Këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të MAS, pushtetit vendor dhe së bashku me Programin e Rindërtimit, përfundojmë ndërtimin dhe rehabilitimin e 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin./ata