Himara do të mirëpresë sërish këtë vit Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës, ku do të marrin pjesë muzikantë shqiptarë dhe të huaj.
Himara International Music Festival në edicionin e tij të tretë, i cili premton të sjellë për publikun artdashës një programacion plot ngjyra e performanca mbresëlënëse.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në një postim në rrjetet sociale tha se “rikthehet edhe këtë verë Himara International Music Festival, festivali që do ta kthejë qytetin bregdetar në një skenë koncertesh me muzikantë nga e gjithë bota”.
MTI ka publikuar edhe dokumentarin kushtuar këtij festivali, një rrugëtim emocionesh, përshtypjesh dhe peizazhesh mbresëlënëse të Himarës në brendësi të këtij festivali.
Endri Nini, pianist dhe drejtor artistik i festivalit tha se “ky festival lindi nga dashuria e madhe për Himarën, me këtë vend që më lidhin kujtimet që nga fëmijëria deri më sot. Himara ka dhe një traditë shumë të madhe muzikore, përveç isopolifonisë së bregut që është e njohur ndërkombëtarisht ka edhe vajet me të cilat shumë njerëz përcillen”.
Theo Ould fizarmonicist, Francë, tha se “mendoj që jeni shumë më fat që keni një festival si ky në Himarë. Duhet shumë energji për të krijuar një festival të tillë, me një program kaq eklektik dhe me artitë që vijnë me të vërtetë nga e gjithë bota”.
“Për një festival, i cili ende nuk ka një histori të gjatë, pasi zhvillohet vetëm prej dy vitesh, me të vërtetë duhet një energji, motivim dhe vullnet shumë i madh. Ia vlen të ndiqni çdo koncert. Ju rekomandoj të shkoni, të nxitoni për t’i parë”, tha Ould.
Herido Duro violiniste u shpreh se “këtu do të ketë nëj surpirzë për ata të huaj të cilët cic ne i shohim janë duke vizituar jkëët qytezë. besoj se të dëgjuarit e një reperori shqiptar tradicional të këngëve dh perlave shqipayre do të jëtë një moment surprizus gjatë qëndrimit të tyre”.
Dimitry Hahalin Violinist Eliot Quartett (Rusi) tha se “jemi të lumtur që kemi ardhur për herë të parë në Shqipëri në një vend që nuk ngjan me asnjë tjetër ku kemi qenë më parë. Gjuha është krejtësisht e veçantë dhe gjithçka është kaq interesante”.
Himara International Music Festival lindi dy vite më parë si një projekt muzikor, ku gjithsecili mund të përjetojë muzikën e tij të preferuar.
Ky aktivitet po i jep zë muzikës përfaqësuese të kulturës shqiptare, këngës tradicionale qytetare popullore dhe muzikës së kultivuar bashkëkohore./ata