Në Lezhë është drejt përfundimit ndërtimi i urës në lagjen “Skënderbeg”, e cila do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve duke u ardhur në ndihmë banorëve.
Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili nënvizoi rëndësinë e këtij investimi për qytetin.
Ura është projektuar me dy kahe kalimi për automjetet, duke e zgjeruar ndjeshëm qarkullimin.
Ura e re pritet t’i japë tjetër frymëmarrje qytetit, pasi do të devijojë lëvizjen e kamionëve nga qendra e Lezhës.
Investimet vendore në Lezhë po vijojnë me ritme të larta, duke përmirësuar kushtet e jetesës së banorëve dhe duke i dhënë një tjetër zhvillim qytetit./ata