y impiante të reja publike për prodhimin e energjisë elektrike janë pjesë e listës unike të projekteve me rëndësi kombëtare 2025 -2027.
Projektet parashikojnë ndërtimin e centraleve diellore nga Korporata Elektrenergjetike Shqiptare në Belsh dhe Vaun e Dejës, ndërsa bëjnë pjesë të listën me status “i maturuar”, çka do të thotë se për to është kryer studimi i fizibilitetit dhe janë konsideruar të qëndrueshëm apo janë në fazë të avancuar të përpilimit të dokumenteve teknike.
Po ashtu, dy centralet publike kanë një nivel prioriteti A, duke u listuar si projekte me prioritet të lartë.
Centrali diellor në Belsh parashikohet të ketë një fuqi të instaluar 50 MWp, ndërsa kosto totale për ndërtimin e tij është 40 mln euro. Gjenerimi i impiantit në BLESH pritet të përbëjë rreth 1% të prodhimit vjetor kombëtar të energjisë elektrike.
Ndërkohë, projekti i dytë parashikon ndërtimin e një impianti fotovoltaik lundures në Vaun e Dejës. Impianti do të pozicionohet në rezervuarin e hidrocentralit të Vaut të Dejës dhe parashikohet të ketë një kapacitet të instaluar 13.8 MWp. Kosto e këtij proejkti është 13.86 mln euro.
Korporata Elektorenergjetike Shqiptare zotëron dhe operon tre hidrocentralet publike të Kaskadës së Drinit, me një kapacitet të instaluar të kombinuar prej 1.350 MW, si dhe një impiant diellor impiantit prej 5 MWp të pozicionuar në digën e Qyrsaqit, në Vaun e Dejës./Scan