Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Artit, si dhe në vijim të ekspozitës “Dreams within a Dream”, Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) organizoi dje një bisedë me artistin Nazmi Hoxha.
“Artist talk” u moderua nga kuratorja Eridana Çano dhe artisti i mirënjohur Naxhi Bakalli.
Nazmi Hoxha rrëfeu krijimtarinë e tij artistike përgjatë jetesës në Amerikë, si dhe ndau përvojën vetjake ndër vite.
Kujtimet e sjella nga mjeshtri Bakalli u bazuan në koherencën dhe vazhdueshmërinë pa dalë nga thelbi, duke qenë korrekt me këndvështrimin e tij si artist, i cili është imponues. Ndërsa kuratorja Çano solli për të pranishmit këndvështrimin e saj për udhëtimin në Amerikë për të përzgjedhur e kuruar këtë ekspozitë, e cila u përgëzua nga artisti duke u quajtur edhe si “këndvështrimi nga një sy i tretë”, dhe kjo e befason artistin duke u kthyer nga autor, në vizitor./ata