Nga Abdulla Diku.

Zambaku i poetit (Narcissus poeticus), Lule batrra, Lule zonja ka çelur sërish këtë pranverë. Më herët se zakonisht, si për të na treguar padurimin tonë për ta parë sa më shpejt…

Në një peizazh fantastik, vendosur në livadhet e Ketit (Xibër), aroma dehëse e Zambakut ju mirëpret për të shijuar një ndër magjitë e natyrës sonë të mrekullueshme.

Je poet dhe të duhet një muzë?!
Je lodhur nga puna në zyrë dhe ke nevojë për terapi anti-stres?
Je lodhur nga puna fizike dhe do të çlodhësh trupin?
Je student dhe do të frymëzohesh para provimeve?
Do të shohësh se si trupi dhe shpirti dehen prej zambakut?
Do të zgjasësh jetën?
Merresh me politikë dhe do që qytetarët mos të të shohin fytyrën e dëgjojnë zërin më?
Do të marrësh një copë Atdheu me vete ngado të shkosh?
Ka një zgjidhje;
Eja në Xibër, tek lëndinat me Zambakun e poetit. Aty ku natyra të shërben më shumë dhe më mirë se çdo gjë tjetër.
Eja në Xibër të shohësh, ndjesh e përjetosh momente magjie me frymë parajse.

Eja në Xibër, vetëm 25 km nga Tirana, në aksin e rrugës së Arbrit 

Ju presim atje, në livadhet e Parajsës./Syri.Net