Në Vaqarr të Tiranës është drejt përfundimit qendra e re administrative.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo qendër, e cila pritet të hapet brenda pranverës.

“Vaqarri do të ketë një qendër të re administrative, e cila do të operojë si një hapësirë multifunksionale për të gjitha moshat, me salla komunitare, mjedise edukimi e argëtimi për fëmijët, si dhe me një zonë më vete për punonjësit e njësisë administrative”, tha Rama.

Falë investimeve të bashkisë, si në qendër ashtu edhe në periferi, shumë shpejt Vaqarri do të jetë si një lagje e Tiranës./ata