Fusha tek ish-fabrika e tullave në Allprenaj do të shndërrohet në një park fotovoltaik për prodhim energjie dhe në një vend atraksioni për qytetarët e Lushnjës.
Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama i cili ndau pamje nga fusha e transformuar totalisht, ku përveç parkut fotovoltaik për prodhim energjie do të krijohen edhe hapësira të gjelbra çlodhëse për qytetarët lushnjarë.
Nga një vendgrumbullim mbetjesh urbane, kjo fushë tashmë është rehabilituar dhe është gati për ndërtimin e parkut fotovoltaik.
Puna ka nisur një vit më parë, ndërkohë që investimi privat përfshin edhe ndërtimin e rrjetit rrugor të fshatit.
E shtrirë në një sipërfaqe prej 12 ha, impianti për prodhimin e energjisë pritet të vihet në funksion në datën 1 gusht 2024, ndërkohë që e gjithë zona do të kthehet në një park të gjelbëruar për qytetarët e Lushnjës./ata