Kryetari i Komisionit Hetimor për TIMS, Ervis Salianji, u shpreh sot se ka depozituar disa kërkesa për informacion.
Në një deklaratë për media Salianji foli në lidhje me braktisjen e mbledhjes së djeshme të komisionit.
Salianji tha se, nëse institucionet nuk do të kthejnë përgjigje brenda 5 ditëve, do të ketë kallëzime penale për shpërdorim detyre.
“Kam depozituar dje kërkesat për informacion të firmosura nga unë, drejtuar Ramës, ministrit të brendshme, Drejtorit të Policisë, drejtorit të AMP, drejtores së Shërbimit Informativ”, tha ai.
“PS kërkon që ne të mos bëjmë as kërkesa për informacion dhe të korrektojmë kërkesat nga ekspertët”, u shpreh Salianji.
“Institucionet kanë detyrim të përgjigjen brenda 5 ditëve ose do të përballen me kallëzime penale për shpërdorim detyre”, theksoi më tej ai.
“Sovraniteti i është dorëzuar bandave me të dhënat më sensitive, jo vetëm të shtetasve shqiptarë, por edhe për të huajt që hyjnë e dalin nga territori ynë. Nuk duhet të mbetet pa ndëshkuar asnjë që është i përfshirë në këtë gjë”, tha ai.
Salianji u shpreh se, është e pa dëgjuar që përfaqësues të mazhorancës të bojkotojnë komisionet hetimore dhe Parlamentit./ata