Ish-kryeministri, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka folur lidhur me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Vaun e Dejës, ku një sasi tritoli iu vendos makinës tip ‘Audi’ në pronësi të kreut të PD-së në Vaun e Dejes, Benard Ndreca.

 

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se atentati kishte si qëllim eliminimin fizik të Ndrecës.

 

“Sot në mëngjes u krye një akt i rëndë i terrorizmit shtetëror kundër Bernard Ndrecës, kryetar i PD për Vaun e Dejës me qëllim eliminimin e tij fizik. Bernard Ndreca është një qytetar shembullor, e tillë është familja e tij. Terroristë shtetërorë, sipas regjistrimit të kamerave të shtëpisë, kanë vendosur në 1.15 tritolin në makinë e tij. Bernardi tek nisej për punë përballet me një eksploziv të tmerrshëm që i shkatërron pjesën e përparme të makinës. Fatmirësisht ai shpëtoi nga ky atentat i mirëfilltë politik. Me këtë akt terrorist Edi Rama inauguron çeljen e fushatës së tij elektorale. Ky përbën një krim të shëmtuar, përbën një akt të pashembullt në historinë e zgjedhjeve kur një drejtues kryesor i një dege të PD-së sulmohet apo ndaj tij organizohet një atentat për likujdimin e tij. Vau i Dejës dhe mbarë Shqipëria janë sot më të vendosur se kurrë në fitoren e këtyre zgjedhjeve. Unë kam biseduar në telefon me Bernardin, me deputetin Zef Hila dhe u shpreha atyre mbështetjen time të plotë. bën përgjegjës direkt Ramën dhe ministrin e familjes, Çuçin për sjelljen e komisariatit të Vaut të Dejës së seksion të PS-së”-tha Berisha.