Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka zhvilluar sot një takim me demokratë e Njësisë 2 dhe 8, në Tiranë.

 

Në takim me demokratët, Bejko vuri theksin tek beteja e demokratëve me politikën e vjetër në Tiranë, Rama-Berisha-Meta dhe kundër Erion Veliajt.

 

Ai tha se, Veliaj në vitin 2015 fitoi me mbështetjen e LSI, në 2019 fitoi pa kundërshtarë.

 

“Bashkë me demokratët e njësisë 2 dhe 8, diskutuam për planin tonë për bashkinë  e Tiranës dhe projektin për një PD, më të fortë e më moderne. Me gjithë baltën e hedhur, demokratët janë entuziastë dhe të bindur, se e ardhmja i përket Partisë Demokratike dhe qytetarëve të ndershëm të kryeqytetit dhe vendit.  Me vëllezërit dhe motrat që kemi ndarë shumë beteja të forta u ndalëm te sfida jonë kundër sistemit të vjetër politik Rama-Berisha-Meta dhe kundër Erion Veliajt , i cili nuk ka fituar asnje garë poltike ne karrieren e tij. Në 2015 fitoi me mbështetjen e LSI, në 2019 fitoi pa kundërshtarë.  Por është oligarkia ekonomike, politike, është krimi i organizuar, janë mediat që paguhen nga këta oligarkë të cilët na mbyllin çdo lloj hapësire publike të komunikimit por që nuk na mundin dot sepse ne kemi qytetarët.”, shprehet Bejko.

 

Po ashtu Bejko thekson se, 43% e demokratëve e refuzojnë politikën e Sali dhe Metës

 

“Shihni sondazhet dhe rezulton se 43 për qind e demokratëve e refuzojnë politikën e Sali Berishës dhe të Ilir Metës. Mbi 70 për qind e qytetarëve shqiptarë e refuzojnë të gjithë këtë klasë politike.E pavarësisht sulmeve, shpifjeve të përditshme ne vijojmë me qytetari dhe devotshmëri drejt një partie moderne dhe Euroatlantike.”, shprehet ai./ATSH