Bosnjë dhe Hercegovina sot përkujtoi 116 viktimat e masakrës në fshatin Ahmiqi gjatë Luftës së Bosnjës së viteve 1992-1995.

Një ceremoni përkujtimore u mbajt me marshim nga të pranishmit nga monumenti i dëshmorëve në qytetin Vitez deri në fshatin Ahmiqi.

Para vizitës në varret e viktimave u recituan vargje nga Kurani dhe u kryen lutje.

Në mëngjesin e 16 prillit 1993, forcat ushtarake të Këshillit Kroat të Mbrojtjes bastisën fshatin Ahmiqi dhe vranë 116 boshnjakë, duke përfshirë 32 gra dhe 11 fëmijë. Viktima më e vogël në Ahmiqi ishte një foshnjë tremuajshe.

Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë ka vendosur se vrasjet në Ahmiqi ishin krime kundër njerëzimit, duke shqiptuar dënime me burg nga 6 deri në 25 vjet për komandantët dhe ushtarët e Këshillit Kroat të Mbrojtjes të asaj periudhe./aa