Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan tha se do të vendosen sanksione të reja ndaj Iranit për shkak të sulmeve të tij ndaj Izraelit.
Në deklaratën e tij me shkrim, Sullivan tha se presidenti amerikan Joe Biden po koordinon një përgjigje gjithëpërfshirëse ndaj Iranit me anëtarët e Kongresit, aleatët dhe partnerët e SHBA-së.
Ai theksoi se do të vendosen sanksione të reja ndaj Iranit. "Në ditët në vijim, SHBA-ja do të vendosë sanksione të reja që synojnë Iranin, përfshirë programet e raketave dhe mjeteve ajrore pa pilot të Iranit, Ministrinë iraniane të Mbrojtjes dhe organizatat që mbështesin Gardës Revolucionare", tha Sullivan.
Duke vënë në dukje se pas SHBA-së ai parashikon që edhe vendet dhe partnerët e tjerë aleatë të vendosin sanksione, Sullivan deklaroi se Washingtoni vazhdon të forcojë integrimin e mbrojtjes ajrore dhe raketore dhe sistemet e paralajmërimit të hershëm në Lindjen e Mesme kundër aftësive raketore të Iranit dhe mjeteve ajrore pa pilot.
Sullivan tha se këto sanksione të reja dhe masa të tjera do të vazhdojnë t'i bëjnë presion Iranit që të kontrollojë dhe dobësojë kapacitetin dhe efektivitetin e tij ushtarak dhe të përballet me të gjitha sjelljet e tij problematike./aa