Në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u zhvillua sot takimi i Grupin Ndërinstitucional të Punës për rishikimin e ligjit “Për barazinë gjinore në shoqëri”.

Sipas MSHMS-së, ky ligj rregullon çështjet themelore të barazisë gjinore në jetën publike, të mbrojtjes dhe trajtimit të barabartë të grave e burrave, për mundësitë dhe shanset e barabarta për ushtrimin e të drejtave, si dhe për pjesëmarrjen e ndihmesën e tyre në zhvillimin e të gjitha fushave të jetës shoqërore.

“Ndryshimi i ligjit për barazinë gjinore është i nevojshëm për disa arsye: harmonizimi me ndryshimet e Ligjit “Për mbrojtjen nga diskriminimi” dhe harmonizimi me ndryshimet në ligjin “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare””, thekson MSHMS.

MSHMS vë në dukje se “në nivel ndërkombëtar ligji “Për Barazinë gjinore” ka nevojë të harmonizohet me Acquis të Bashkimit Evropian në fushën e barazisë gjinore”./ata