Kryetare e Komisionit të Integrimit në Kuvend, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ndodhet në Bruksel, e thirrur në një konferencë në lidhje me luftën antikorrupsion organizuar nga Instituti Republikan dhe NED.

Gjatë qëndrimit të saj atje, deputetja Tabaku njëkohësisht dhe kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane u takua dhe me nënkryetarin e Partive Popullore Europiane, David McAllister.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku bëri të ditur se në takim u diskutua Plani i Rritjes dhe çfarë përfitojnë vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Për më tepër janë diskutuar tema si procesi i integrimit dhe njëkohësisht forcimi i Partisë Demokratike për të qenë një forcë konkurruese. Shqipëria ka nevojë për vizion të ri”, u shpreh Tabaku./ata