Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se 10 persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën në sulmin me raketa që Rusia kreu ndaj qytetit Chernihiv.
Në një deklaratë nga llogaria e medias sociale, Zelenskyy theksoi se Rusia kreu sulm me raketa ndaj qytetit Chernihiv dhe se në rajonin ku u krye sulmi vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.

"Njerëzit janë nën rrënoja. Deri më tani kanë humbur jetën 10 persona ndërsa 20 janë plagosur. Shpreh ngushëllime për familjet dhe të afërmit e atyre që humbën jetën" deklaroi Zelenskyy.

Ai tërhoqi vëmendjen se numri i viktimave mund të rritet.

"Ukraina ka sisteme të mjaftueshme të mbrojtjes ajrore. Këto nuk do të kishin ndodhur nëse do të ishte e mjaftueshme vendosmëria e botës në luftën kundër terrorit rus. Terroristët mund të shkatërrojnë jetë vetëm nëse arrijnë të frikësojnë ata që mund të ndalojnë terrorin dhe të mbrojnë jetën. Vendosmëria është e rëndësishme. Mbështetja është e rëndësishme. Vendosmëria e Ukrainës është e mjaftueshme. Ka nevojë për vendosmërinë dhe mbështetjen e mjaftueshme të partnerëve tanë", tha Zelenskyy.

Kryetari i Bashkisë Chernihiv, Oleksandr Lomako në një deklaratë për media tha se Rusia kreu sulme me raketa rreth orës 09:00 sipas kohës lokale në lagjen me popullsi të dendur në Chernihiv.

Lomako tha se në sulm u vendos në objektiv një objekt social 8-katësh dhe se janë dëmtuar ndërtesat dhe automjetet përreth./aa