Gjithsej shtatë mace janë shpëtuar nga një qendër tregtare dhe ndërtesat mbi të në Diyarbakır, pasi autoritetet u mobilizuan kur vërejtën macet në kohën kur pritej që blloku i dëmtuar rëndë nga tërmeti i 6 shkurtit të rrënohej në mënyrë të kontrolluar.

Macet janë shpëtuar në një operacion të përbashkët të Bashkisë së Diyarbakırit dhe agjencisë së emergjencave AFAD, në Qendrën Tregtare Galeria dhe bllokun e banesave.

Autoritetet dje urdhëruan ndalimin e shembjes së kontrolluar të bllokut pasi u mësua se brenda saj kishte mace.

Ekipet ende po e vazhdojnë operacionin për të vërtetuar nëse brenda ka ngecur ndonjë mace tjetër./AA