Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se në vijim të punës për përfundimin e të gjitha punimeve të asfaltit në Rrugën e Arbrit, do të bëhet bllokim i përkohshëm i trafikut rrugor në segmentin nga Tuneli 2 në fshatin Shkallë, deri te rrethrrotullimi i Klosit.

Sipas ARRSH-së, mbyllja është planifikuar në datat 20, 22, 23 prill (e shtunë, e hënë dhe e martë) nga ora 8:00 deri në 18:00.

ARRSH informon se rrugët alternative me drejtim nga Tirana-Peshkopi dhe anasjelltas janë: Rruga e vjetër kombëtare Tiranë-Peshkopi (SH6) dhe rruga e fshatit Gurë i Bardhë, duke u futur përmes Urës së Shkallës që të çon te rrethrrotullimi i Klosit dhe anasjelltas.

Kompania zbatuese në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut./ata