Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku priti sot në një takim ambasadoren e Japonisë në vendin tonë, Kikuko Kato.
Gjatë takimit, Mazniku u shpreh se “Japonia është një partner i rëndësishëm i Shqipërisë për ndihmën në grante që jep për pushtetin vendor”.
“Diskutuam me Ambasadoren japoneze në Tiranë, Kikuko Kato, në lidhje me vijimin e bashkëpunimit me projekte të tjera zhvillimore për fuqizimin e bashkive në Shqipëri”, tha ministri.
Mazniku dhe ambasadorja Kato, ndanë të njëjtin mendim për vijimin e bashkëpunimit për ngritjen e kapaciteteve të pushtetit vendor, nëpërmjet projektit të asistencës teknike të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA)./ata