Shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Europian në tremujorin e parë të këtij viti zënë 58,8 % të gjithë tregtisë.
Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave për tregtinë e jashtme, në periudhën janar –mars 2024, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 74.6 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51.7 % të importeve gjithsej.
Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me 29.6 %, Turqia me 9.6 %, Greqia me 7.3 % dhe Gjermania me 7.1 %.
Eksportet e mallrave arritën vlerën 95 miliardë lekë, duke u ulur me 22,3 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 209 miliardë lekë, duke u rritur me 0.4 %, krahasuar me një vit më parë.
Deficiti tregtar arriti vlerën 114 miliardë lekë, duke u rritur me 32.8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023./ata