Të paktën 9 palestinezë janë vrarë në sulmet që Izraeli ka kryer ndaj shtëpive të civilëve në pjesët qendrore dhe veriore të Rripit të Gazës.
Agjencia palestineze e lajmeve WAFA, ndau informacion lidhur me sulmet e kryera ndaj lagjes Sheikh Radwan dhe kampit të refugjatëve Al-Shati në qytetin e Gazës në veri si dhe ndaj rajonit Nuseirat në pjesën qendrore.
Në lajm thuhet se 4 palestinezë humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën rëndë në sulmin e kryer ndaj një shtëpie në kampin e refugjatëve Al-Shati ndërsa në sulmin e kryer në Sheikh Radwan kanë humbur jetën 3 palestinezë.
Ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet e saj nga ajri dhe toka ndaj qytetit të Gazës dhe rajoneve të tjera në veri.
Ekipet e kërkim shpëtimit dhe të ndihmës së parë kanë nxjerrë dy trupa nga rrënojat e një shtëpie në zonën "New Camp" në rajonin Nuseirat./aa