Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës që po zhvillon në Japoni, u takua sot me një shqiptar që prej 17 vitesh jeton në Hiroshima.

 

“Me flamur Shqipërie e përmallim për Labërinë në Hiroshima”, u shpreh Rama, ndërsa ndau videon e takimit me shqiptarin nga Nivica e Vlorës.

 

Kryeministri e ftoi atë të kthehet në atdhe dhe të investojë në agroturizëm.

 

“Gur i rëndë në vend të vetë. Kursimet i ke vënë, hajde hap një agroturizëm në Nivicë, të siguroj se do të jesh më i lumtur dhe në fund të ditës do të kesh më shumë se sa të ngelet këtu”, u shpreh Rama.

 

Ndërkohë, shqiptari u shpreh se, prej 17 vitesh jeton në Japoni dhe është i martuar me një japoneze, por mendon të rikthehet në vendlindje.

 

“Jam nga Nivica, jam martuar me japoneze. Më mungon Shqipëria, punoj 18 orë në ditë Japonia është vend i zhvilluar, jam shumë i vetmuar dhe do të kthehem shumë shpejt. Sepse fshati im ka marrë një zhvillim, është shumë herë më mirë se këtu që ndodhem. Japonia është shumë e vështirë, vendet e zhvilluara janë shumë të vështira, ndërkohë që Nivica ka rrugën dhe turizmi po shkon shumë mirë dhe mendoj që të kthehem shumë shpejt”, tha ai.