“Gjyqësori është i pavarur dhe nuk merr urdhra nga askush”, tha sot Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së, Clarisse Pasztory, gjatë një takimi me Kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në një postim në rrjetin social “X”, Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së, Clarisse Pasztory, bën të ditur se në kuadër të diskutimeve me partitë politike për Reformën Zgjedhore, ajo ka zhvilluar të premten një takim me Kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“U takova me kryetarin e Partia e Lirisë, Ilir Meta dhe ekipin e tij, sot, për të diskutuar përparësitë e reformës zgjedhore, duke përfunduar kështu raundin e takimeve të mia me partitë politike për këtë temë”,  shkruan Pasztory.

Gjithashtu, e përdora këtë mundësi për të adresuar komentet e kohëve të fundit lidhur me gjyqësorin në Shqipëri. Shpreha mbështetjen e plotë, timen dhe të Prezencës së OSBE-së, për SPAK-un. Gjyqësori është i pavarur dhe nuk merr urdhra nga askush”, përfundoi Pasztory./ata