Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi një takim me blegtorët e Delvinës për t’i dëgjuar dhe diskutuar nga afër me ta mbi problematikat e sektorit.
Denaj bëri të ditur se në Delvinë dhe në të gjithë Shqipërinë, blegtorët janë prioritet i politikave bujqësore në Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ajo përcolli dhe historinë e një prej blegtorëve të kësaj zone, Xha Lilos 82 vjeç.
“Xha Lilo është shembulli se si dashuria për bujqësinë e blegtorinë nuk njeh moshë. Ai është 82 vjeç dhe bashkë me djalin dhe nusen e djalit kujdeset për stanin me 300 krerë dhe dëshiron ta rrisë akoma. Xha Lilo na mëson se trashëgimi i kulturës dhe traditës së punës në bujqësi e blegtori tek brezat e rinj është shumë i rëndësishëm”, u shpreh Denaj.
Ministrja deklaroi se “me mbylljen e aplikimeve për Skemën Kombëtare 2024, shënojmë 9500 aplikime në total për masën e blegtorisë, ndër të cilat 50 janë aplikime si grupim blegtorësh”.
“Do të vijojmë mbështetjen e dedikuar për të forcuar prodhuesit në këtë sektor jetik për ofertën ushqimore dhe të gjithë ne, konsumatorët”, tha Denaj./ata