Prej 5 muajsh është lançuar sezoni i mbjelljeve në të gjithë qytetin e Tiranës. Mbjellja e pemëve është fokusuar në lumin e Lanës, tek Komuna  e Parisit dhe në zonat përreth qendrës së Tiranës.

Gjithashtu, në çdo rrugë kryesore të kryeqytetit janë mbjell lule dekorative për t’i shtuar qytetit më shumë kurorën e gjelbër.

Thirrjes së Bashkisë së Tiranës, se kushdo të dhurojë pemë, i janë përgjigjur jo vetëm bizneset, por edhe qytetarë të ndryshëm, të ndërgjegjësuar për mbrojtjen e mjedisit.

Pemët në qytet ofrojnë shumë avantazhe, përfshirë përmirësimin e kualitetit të ajrit, reduktimin e ndotjes, krijimin e hapësirave të gjelbra, dhe kountributin e madh në ruajtjen e biodiversitetit.

Mbjellja e pemëve gjithashtu ndihmon në uljen e  temperaturës lokale dhe krijojmë një mjedis më të shëndetshëm për gjithë komunitetin./ata