Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga liqeni i Qafë-Mollës në Mirditë.
Rama shprehet se ky liqen është një brilant në gjerdanin e kodrinave të gjelbëruara përreth Mirditës.
Me kushte të përshtatshme klimatike, peisazh të bukur, prodhime bujqësore e blegtorale, traditë kulturore dhe etnografike të larmishme, Mirdita gëzon potencial për zhvillimin e turizmit gjatë gjithë vitit./ata