Kongresi amerikan ka miratuar një projektligji, i cili parashikon që asetet e konfiskuara ruse do të shkojnë në dispozicion të Ukrainës.

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me këtë vendim duke publikuar  foto edhe me kongresmenët nismëtarë të këtij projektligji.

Ai shprehet se është nder dhe privilegj që dhe vetë ka pasur ndihmën dhe mbështetjen e tyre në këtë proces në Këshillin e Evropës.

“Lajm i shumëpritur nga Washingtoni. Kongresi Amerikan votoi projektligjin për konfiskimin e aseteve të ngrira të Federatës Ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të Ukrainës”, thekson Basha.

Kreu i PD shpreh mirënjohje për ligjvënësit amerikanë, në veçanti për nismëtarët këtij projektligji, Congressman French Hill dhe kryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme Michael McCaul.

“Nder dhe privilegj që kam patur ndihmën dhe mbështetjen e tyre e të miqve të tjerë amerikanë në këtë proces jetik për Ukrainën edhe në Këshillin e Evropës”, shprehet Basha./ata