Është zbardhur shkaku i vdekjes së 48-vjeçarit të gjendur të pajetë  disa ditë më parë në afërsi të përroit të Limuthit në Bërxullë.

 

 

48-vjeçari Elton Tahiri, ka ndërruar jetë gjatë kohës që ka qenë duke konsumuar droga të forta, bashkë me shokun e tij, në banesën e këtij të fundit.

 

Madjel Husa, shoku i 48-vjeçarit, nuk e kallëzoi në polici ngjarjen dhe transportoi trupin e pajetë të shokut të tij, nga banesa në afërsi të përroit të Limuthit.

 

 

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar sende që dyshohet se janë përdorur për konsumimin e lëndëve narkotike dhe automjeti i përdorur për transportimin e trupit të pajetë.

 

Husa tashmë ndodhet në prangat e policisë dhe dëshmia e tij do të hedhë dritë mbi ngjarjen. Viktima  dhe Husa kishin pak kohë që ishin deportuar nga Gjermania.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.