Operacioni “Fijet” ka vijuar ditën e sotme në qarkun e Gjirokastrës, ku janë hequr disa kamera të vendosura në disa zona nga grupet kriminale.

 

 

Kamerat janë të lidhura me telefonat e pjesëtarëve të këtyre grupeve kriminale dhe përdoren për të vëzhguar lëvizjet e policisë dhe të rivalëve.

Ndërkohë një person me inicialet P.K është vënë nën hetim lidhur me kamerat e vendosura.

Reagimi i Policisë:

Gjirokastër-Vijon plani operacional i koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit.

Në fazën e gjashtë, operacioni po vijon në qarkun Gjirokastër, ku është vënë në hetim 1 shtetas, për ndërhyrje të padrejtë në jetën private.

Gjatë kontrolleve, Policia në Memaliaj, çmontoi 3 kamera të vendosur në kundërshtim me ligjin, si dhe ka vënë në hetim shtetasin P. K.

Operacioni policor i koduar “Fijet” vijon.