Ushtarët izraelitë arrestuan 25 palestinezë në dy ditët e fundit në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor nën pushtim.
Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni për të Burgosurit dhe të Liruarit të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës thuhet se forcat izraelite kanë vazhduar bastisjet tyre në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor.
Forcat izraelite, në bastisjet që kanë kryer në dy ditët e fundit ndaj shtëpive të palestinezëve në Kudsin Lindor nën pushtim si dhe në qytetet Al-Khalil, Jenin, Betlehem, Qalqilya, Nablus dhe Tubas arrestuan 25 palestinezë.
Numri i palestinezëve të arrestuar nga Izraeli në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori 2023 është rritur në 8.425.
Që nga 7 tetori 2023, kur ushtria izraelite filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor./aa