Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip ErdoÄŸan u takua me presidentin e Irakut, Abdul Latif Rashid.
Takimi mes ErdoÄŸan dhe Rashid u zhvillua në Pallatin Bagdad me dyer të mbyllura për mediat.
Presidenti ErdoÄŸan u prit nga kryeministri irakian Mohammed Shia al Sudani dhe zyrtarë të tjerë irakianë në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit.
Në vizitën e tij në Irak, presidentin ErdoÄŸan e shoqërojnë ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ministri i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, YaÅŸar Güler, ministri i Tregtisë, Ömer Bolat, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir UraloÄŸlu, ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve, Ibrahim Yumaklı, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacır, kreu i Komunikimeve të Presidencës turke, Fahrettin Altun dhe kryekëshilltari i Presidentit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, ambasadori Akif ÇaÄŸatay Kılıç.
Në kuadrin e vizitës së tij njëditore, presidenti ErdoÄŸan do të takohet në Bagdad me presidentin Abdul Latif Rashid dhe kryeministrin Mohammed Shia Al Sudani. ErdoÄŸan dhe Sudani do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për media, ndërsa do të nënshkruhen marrëveshje mes dy vendeve.
Në kuadër të takimeve, ErdoÄŸan më pas do të zhvillojë vizitë në Erbil./aa