Ushtria izraelite ka kërkuar evakuimin e spitalit Al-Shifa në veri të Rripit të Gazës në të cilin janë strehuar rreth 30 mijë palestinezë të zhvendosur.

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se vazhdojnë bastisjet që filluan më 18 mars ndaj spitalit Al-Shifa. Në sulmet e kryera përreth spitalit Al-Shifa në 24 orët e fundit janë vrarë më shumë se 50 palestinezë.

Në anën tjetër burimet lokale thanë se forcat izraelite u kanë bërë njoftime personave të zhvendosur që janë strehuar brenda spitalit Al-Shifa, që të evakuohen menjëherë nga kompleksi i spitalit.

Prej 4 ditësh vazhdojnë sulmet intensive të ushtrisë izraelite përreth spitalit Al-Shifa, i cili edhe më parë është bastisur shumë herë nga ushtria izraelite. Ushtria izraelite më 18 mars bastisi spitalin Al-Shifa dhe rrethoi kompleksin në të cilin janë strehuar edhe palestinezët e zhvendosur.

Mediat palestineze njoftuan se ushtria izraelite sot në mëngjes hodhi në erë me shpërthyes një ndërtesë në spitalin Al-Shifa./aa