Një 43-vjeçare nga Tirana i është drejtuar policisë për të kërkuar ndihmë pasi prej 2 muajsh vajza e saj 16-vjeçare rezulton e zhdukur.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasja B. K., 43 vjeçe, e cila ka kallëzuar se prej 2 muajsh është larguar nga banesa, vajza e saj 16 vjeçe”, bën me dije policia.
Sakaq pas denoncimit, policia ka nisur punën për gjetjen e të miturës, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:
– E. N., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtuar dhunë ndaj babait të tij;
– D. A., 20 vjeç dhe R. M., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur secilit prej tyre, nga një dorezë metalike. 2 dorezat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan shtetasin K. B., 32 vjeç, banues në Krujë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasen E. H., 18 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.