Aktori Owen Wilson ka bërë daljen e parë publike pas shumë kohësh. Ai e kaloi fundjavën me dy fëmijët e tij, Robertin 13 vjeç dhe Finn 10 vjeç. Ata u fotografuan duke parë ndeshjen e Klubit të Futbollit të Los Angeles me New York Red Bulls në stadiumin BMO në Los Angeles, shkruan People.

Në një nga fotot aktori dhe djemtë e tij shfaqeshin duke brohoritur në LAFC ndërsa mbanin në dorë një këmishë të sulmuesit Denis Bouanga.

Sipas People, aktori i famshëm është shumë diskret për familjen dhe janë të pakta herët që ka folur për fëmijët e tij, Roberti me ish të dashurën Jade Duell, Finn me ish-trajneren e tij, Caroline Lindqvist, ndërsa është edhe baba i Lila 5-vjeçare me Varunie Vongsvirates.

Jo pak herë LAFC ka tërhequr në ndeshjet e tyre emra të njohur si Princi Harry, Will Farrell, Leonardo DiCaprio, Jason Sudeikis, Selena Gomez dhe reperi Tyga./SyriNet