Xhinset me shtat të lartë kanë qenë prej kohësh në modë, yje si Gwyneth Paltrow, Meghan Markle dhe Joanna Gaines po i japin jetë të re këtij stili, duke treguar se si këto xhinse mund të jenë sa elegante, por edhe seksi. Një prekje më moderne për sezonin le të themi.
Më 19 prill, Joanna Gaines festoi ditëlindjen e saj të 46-të duke bërë patinazh në një zyrë, ndërsa kishte veshur xhinse me shtat të lartë dhe një bluzë të lirshme. Një ditë më parë, Meghan Markle postoi një fotografi në ‘Instagram’, e veshur me një palë xhinse klasike me shtat të lartë dhe nga ana tjetër, Gwyneth Paltrow, zgjodhi një palë xhinse treçerekëshe, në modë së fundmi, të kombinuara me një bluzë dhe xhaketë sportive.
Gjithashtu, Jennifer Lopez, Taylor Swift dhe Selena Gomez kanë veshur xhinse me shtat të lartë për të dalë në mbrëmje, duke dëshmuar se mund të stilohen në mënyra të ndryshme sipas rastit.
Nga xhinset e gjera, deri tek të ngushtat, ja disa ide si t’i kombinoni xhinset me shtat të lartë, për t’u ndierë rehat dhe bukur këtë sezon./SyriNet