Me një foto në pishinë, Georgia Meloni u ka uruar italianëve “Gëzuar Ferragosto”. Në foton që ka postuar në Facebook, shihet kryeministrja italiane teksa luan në pishinë me vajzën e saj Ginevra. Jini të lumtur me familjet tuaja, të afërmit dhe njerëzit që doni”, ka shkruar Meloni në foto.Kreu i qeverisë italiane këto ditë ndodhet me pushime në Pulia të Italisë jugore së bashku me vajzën e saj, ish-partnerin Andrea Giabruno, motrën dhe kunatin./BalkanWeb